Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ofron shërbimet e arbitrazhit përmes Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit. OEK-ja ka Arbitrazhin e përhershëm kompetent për zgjidhjen e kontesteve të biznesit në mes anëtarëve të OEK-së dhe në mes anëtarëve dhe personave të tjerë juridik ose fizikë. Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (“TPA”), është themeluar në vitin 2011, i cili paraqet një institucion të ristrukturuar, i cili ka evoluar nga gjykata e arbitrazhit pranë OEK- së. Ky tribunal ofron hapësira moderne për seancat dëgjimore dhe momentalisht është duke zhvilluar sistemin për menaxhimin e rasteve.
Statistikat e Arbitrazhit
Deri tani, TPA ka zgjidhur 20 (njëzet) konteste nga të gjitha fusha komerciale. Në këto konteste janë emëruar arbitra nga lista e përhershme e cila ofrohet nga TPA dhe jashtë saj. Palët në këto konteste të përfshira në arbitrazh kanë qenë subjekte juridike vendore dhe ndërkombëtare, si persona të drejtës publike ashtu edhe të drejtës private.