Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët, priti Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, për të diskutuar rreth avancimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së biznesit në vend.
Gjatë takimit u trajtuan:
Stabiliteti financiar dhe treguesit kyç të sektorit
Iniciativa inovative të BQK-së, si anëtarësimi në SEPA dhe projekti i pagesave të shpejta (TIPS Clone)
Mundësitë e financimit alternativ dhe qasja në të dhëna për investime
Takimi shënon një hap të rëndësishëm në dialogun e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe organizatave profesionale, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe të financave për bizneset kosovare.
ME SHUME