Oda Ekonomike e Kosoves

September 30, 2025

🌐 Vazhdon Forumi Ekonomik nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe

Në kuadër të Forumit Ekonomik që po mbahet në Abu Dhabi, delegacioni i Odës Ekonomike të Kosovës, i kryesuar nga Kryetari z. Lulzim Rafuna, zhvilloi takime të rëndësishme me partnerë strategjikë në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Odën Ekonomike të Abu Dabit, Zyrën për Investime të Abu Dabit dhe Bankën Zhvillimore të Emirateve.

Në këtë kuadër, Kryetari Rafuna dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Abu Dabit, z. Mohamed Helal Al Marzooki, ranë dakord për organizimin e një misioni ekonomik të përqendruar, i cili do të promovojë mundësitë e investimeve në Kosovë për bizneset dhe investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky mision synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi, të nxisë partneritete të qëndrueshme dhe të fuqizojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

 

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës