Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Departamenti për Administratë

Misioni

Misioni i Departamentit për Administratë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës i ofron Odës dhe partnerëve të saj shërbime juridike, duke kryer punët administrative, logjistike, arkivore dhe të burimeve njerëzore. Në këtë mënyrë, bizneset mund të marrin shërbime më të sakta nga ana ligjore.

 

Organizimi i Departamentit për Administratë

Në përputhje me organogramin e OEK-ut, të miratuar më 30.12.2022, është themeluar edhe Departamenti për Administratë. Ky Departament përbëhet nga 5 (pesë) zyre: Zyra për Administratë – Logjistikë dhe Arkiva, Zyra Juridike, Zyra për Burime Njerëzore, Zyra për IT dhe Shërbime Teknike.

Departamenti Administrtative drejtohet nga udhëheqësia e departamentit me status të drejtores, që i përgjigjet Kryetarit të OEK.

Departamenti për Administratë  udhëhiqet nga Drejtoresha Fatmire Shala Mjeku

Kjo zyre është përgjegjëse për:

  • Mbikëqyrë punën e gjithmbarshme të Departamentit dhe bënë hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Drejton stafin e Departamentit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
  • Përgatit kontrata të jashtme, kontrata të qirasë, marrëveshje dhe memorandume;
  • Përgatitë vendime, shkresa, parashtresë për OEK-un;
  • Koordinon organizimin e panaireve brenda vendit që organizohen nga OEK;

 

Zyra për administratë – logjistikë dhe arkivë përgjegjësitë:

  • Përgatitë dhe lëshon certifikatat e origjinës së mallit;
  • Përgatitë dhe lëshon Barcodet;
  • Të mbajë evidencë mbi shfrytëzimin e sallave të OEK-ut
  • Të gjitha punët rreth protokolimit;

 

Zyra Juridike përgjegjësitë:

  • Sipas nevojave të OEK-ut, jep këshilla ligjore:
  • Asiston në procese gjyqësore;
  • Asiston në procese përmbaruese;
  • Ofron informata të hollësishme, mbi gjendjen e padive si dhe procedurat e padive
  • Merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e projekt akteve juridike, vendimeve,
    kontratave, marrëveshjeve dhe akteve nga fushëveprimtaria e OEK-ut;
  • Përgatitë opinione ligjore dhe jep rekomandime, këshilla dhe udhëzime;
  • Transkripton incizimet audiofonike të mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës,
  • Këshillit Drejtues dhe Kuvendit
  • Kryen shërbime rregullative lidhur me organizimin dhe funksionimin e Shoqatave dhe përcjelljen e ligjeve me karakter ekonomik;
  • Është përgjegjëse për organizimin me kohë të debateve lidhur me ndryshimet
    ligjore në lëmin ekonomike dhe merr pjesë në grupet punuese qeveritare të
    hartimit të legjislacionit;
  • Përgatit amandamentimet, plotësimet dhe ndryshimet Ligjore të propozuara nga ana e OEK, lidhur me ligjet ekonomike.
  • Përcjellja e aktiviteteve të Dialogut Social;
  • Të ofrojë këshilla për bizneset;

 

Zyra për Burime Njerëzore përgjegjësitë:

  • Përgatit amandamentimet, plotësimet dhe ndryshimet Ligjore të propozuara nga ana e OEK, lidhur me ligjet ekonomike.
  • Përcjellja e aktiviteteve të Dialogut Social;
  • Të ofrojë këshilla për bizneset;

 

Zyra për IT dhe shërbime teknike përgjegjësitë:

  • Mirëmban rrjetin e internetit;
  • Asiston në mirëmbajtjen e sistemit të serverëve;
  • Mirëmban pajisjet kompjuterike
  • Mirëmbajtja e printerëve;
  • Mirëmbajtja e aparatit fotokopjues;
  • Asiston në mirëmbajtjen teknike të web-it dhe rrjeteve tjera sociale të OEK-ut;

ME SHUME

Departamenti për Njësi Rajonale dhe Panaire
Departamenti për Projekte, Export, dhe Investime të huaja
Departamenti për Aftësim Profesional
Departamenti për Analiza dhe Komunikim Strategjik