Tribunali i Përhershëm i Abritrazhit (“TPA”), është themeluar në vitin 2011, i cili paraqet një institucion të ristrukturuar, i cili ka evoluar nga gjykata e arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës(“OEK”). Legjislacioni në fuqi, përkatësisht Ligji Nr. 2004/7, “Për Odën Ekonomike të Kosovës”, autorizon në mënyrë shprehimore OEK-un që të ofrojë shërbime e arbitrimit. Tribunali i Përhershme i arbitrazhit pranë Odes Ekonomike të Kosovës u ofron bizneseve vendas dhe të huaj shërbimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit. Tribunali u mundëson palëve që mosmarrëveshja e tyre të zgjidhet ligjërisht brenda një afati të arsyeshëm nga arbitrat të cilëve u besojnë.
Tribunali, si institucioni më i vjetër dhe më i madh i arbitrazhit në Republikën e Kosovës, ofron shërbimet e mëposhtme në përputhje me Rregullat e Tribunalit së Kosovës:
BAZA LIGJORE E THEMELIMIT TË TPA
Sipas dispozitave të Ligjit Nr. 2004/7 “Për Odën Ekonomike të Kosovës”, OEK ka autorizim publik të themelojë arbitrazhin e përhershëm, i cili ka kompetencë të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të OEK dhe ndërmjetë anëtarëve dhe personave të tjerë juridik dhe fizik.
Po ashtu, rregullat institucionale të Arbitrazhit janë hartuar në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr.02/L-075 “Për Arbitrazhin.
FUSHËVEPRIMI I ARBITRAZHIT
Në bazë të Nenit 5, paragrafi 2, i Ligjit Nr. 02/L-75 “Për Arbitrazhin”, të gjitha mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe ekonomike-juridike mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, përveç nëse është e ndaluar me ligj.
Në ndërlidhje me Ligjin Nr. 03/L-006 “Për Procedurës Kontestimore”, kontestet ku gjykatat shterore kanë kompetencë ekskluzive lëndore dhe territoriale janë: (i) kontestet nga marrëdhëniet familjare; (ii) kontestet nga sendet e paluajtshme; (iii) kontestet e falimentimit dhe (iv) kontestet lidhur me mjetet e fluturimit.
Andaj, nuk paraqitet ndonjë pengesë ligjore që kontestet midis kompanive të sigurimeve dhe mbajtësëve të polisave të zgjidhen pranë abritrazhit dhe si pasojë e kësaj, kompanitë e sigurimeve mund të kontraktojnë arbitrazhin si forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me raportet e tyre kontraktore dhe jashtë-kontraktore.
ME SHUME