Misioni:
Misioni i Departamentit për Shoqata dhe Sektore në kuadër të Odes Ekonomike të Kosovës, është t’i ofrojë bizneseve të Kosovës shërbime në interes të tyre, të loboj për sukseset e bizneseve të Kosovës dhe të shqyrtoj sfidat që ndërmarrjet hasin gjatë ciklit të tyre jetësor duke u adresuar në institucionet përkatëse. Zyrtarët e këtij departamenti ofrojn mundësin e anëtarësimit në OEK duke i njoftuar me informatat e nevojshme bizneset që interesohen të anëtarësohen në OEK.
Departamenti për Shoqata dhe Sektore është department i udhëhequr nga drejtori z.Senad Murati.
Ky departament përbëhet nga 5(pesë) zyre: Zyra për Ndërtimtari dhe Tregti, Zyra për prodhim, Zyra per menaxhim të sektorit të shërbimeve, Zyra për Anëtarësim,Zyra për Grate në biznes,Startup,Artaret dhe Zejtaret.
Ky department ka kordinatorët të cilët kordinojn shoqatat e themeluara në kuadër të OEK-ut, dhe zyrtarët të cilët ofrojn shërbime përkatëse.
ZYRA PER NDERTIMTARI DHE TREGTI
Zyra për ndertimtari dhe tregti drejtohet nga udhëheqësi i zyres me status të zyrtarit, që i pergjigjet Drejtorit të DSS-së.
Kjo zyre është përgjegjëse të:
informoj bizneset rreth aktiviteteve lidhur me këtë sektor.
Organizon mbledhjet e shoqatave/bizneseve të këtij sektori dhe sherbime të tjera në kuadër të departamentit.
ZYRA PER PRODHIM
Zyra për prodhim drejtohet nga udhëheqësi i zyres me status të zyrtarit, që i pergjigjet Drejtorit të DSS-së.
Kjo zyre është përgjegjëse të:
Organizoj mbledhjet e Shoqatës së prodhuesve,
Informon bizneset e këtij sektori lidhur me tematikat që janë në interes për këtë industri.
Njofton anëtarët e këtij sektori lidhur me pjesëmarrjen në panaire të organizuara brenda dhe jashtë vendit.
ZYRA PER MENAXHIMIN E SEKTORIT TE SHERBIMEVE
Zyra për menaxhimin e sektorit të sherbimeve drejtohet nga udhëheqësi i zyres me status të zyrtarit, që i pergjigjet Drejtorit të DSS-së.
Kjo zyre është përgjegjëse të
bëjë përgaditjen e cetifikatave për bizneset,
përgadit barkodet për bizneset,
përgadit referenca për vizë,
përgadit referenca për Tendere dhe shërbime të tjera në kuadër të departamentit.
ZYRA PER ANETARESIM
Zyra për anëtarësim drejtohet nga udhëheqësi i zyres me status të zyrtarit, që i pergjigjet Drejtorit të DSS-së.
Kjo zyre është përgjegjëse të:
Informoj bizneset lidhur me njoftimet në interes të tyre në bazë të veprimtarisë së biznesit anëtarë.
Prezanton pakon e shërbimeve tek bizneset e interesuara për anëtarësim.
ME SHUME