Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

DEPARTAMENTI PER SHOQATA DHE SEKTORE

Misioni:

Misioni i Departamentit për Shoqata dhe Sektorë në kuadër të Odes Ekonomike të Kosovës, është t’i ofrojë bizneseve të Kosovës shërbime në interes të tyre, të loboj për sukseset e bizneseve të Kosovës dhe të shqyrtoj sfidat që ndërmarrjet hasin gjatë ciklit të tyre jetësor duke u adresuar në institucionet përkatëse. Zyrtarët e këtij departamenti ofrojnë mundësinë e anëtarësimit në OEK duke i njoftuar me informatat e nevojshme bizneset që interesohen të anëtarësohen në OEK.

Departamenti për Shoqata dhe Sektorë përbëhet nga 5(pesë) zyre: Zyra për Ndërtimtari dhe Tregti, Zyra për prodhim, Zyra për menaxhim të sektorit të shërbimeve, Zyra për Anëtarësim, Zyra për Gratë në biznes, Startup, Artarët dhe Zejtarët.

Ky departament udhëhiqet nga drejtori z.Senad Murati

Departamenti  po ashtu ka koordinatorët të cilët koordinojnë shoqatat e themeluara në kuadër të OEK-ut, dhe zyrtarët të cilët ofrojnë shërbime përkatëse.

 

ZYRA PËR NDËRTIMTARI DHE TREGTI

Zyra për ndërtimtari dhe tregti drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjët Drejtorit të DSS-së.

Kjo zyrë është përgjegjëse të:

  • Informoj bizneset rreth aktiviteteve lidhur me këtë sektor.
  • Organizoj mbledhjet e shoqatave/bizneseve të këtij sektori dhe shërbime të tjera në kuadër të departamentit.

 

ZYRA PËR PRODHIM

Zyra për prodhim drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjet Drejtorit të DSS-së.

Kjo zyrë është përgjegjëse të:

  • Organizoj mbledhjet e Shoqatës së prodhuesve,
  • Informoj bizneset e këtij sektori lidhur me tematikat që janë në interes për këtë industri.
  • Njoftoj anëtarët e këtij sektori lidhur me pjesëmarrjen në panaire të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

 

ZYRA PËR MENAXHIMIN E SEKTORIT TË SHËRBIMEVE

Zyra për menaxhimin e sektorit të shërbimeve drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjet Drejtorit të DSS-së.

Kjo zyrë është përgjegjëse të

  • bëjë përgatitjen e certifikatave për bizneset,
  • përgatis barkodet për bizneset,
  • përgatis referenca për vizë,
  • përgatis referenca për tendere dhe shërbime të tjera në kuadër të departamentit.

 

ZYRA PËR ANËTARËSIM

Zyra për anëtarësim drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjet Drejtorit të DSS-së.

Kjo zyrë është përgjegjëse të:

  • Informoj bizneset lidhur me njoftimet në interes të tyre në bazë të veprimtarisë së biznesit anëtarë.

Prezantoj pakon e shërbimeve tek bizneset e interesuara për anëtarësim.

Linku; PAKO E SHERBIMEVE

ME SHUME

Departamenti për Njësi Rajonale dhe Panaire
Departamenti për Projekte, Export, dhe Investime të huaja
Departamenti për Aftësim Profesional
Departamenti për Administratë