Oda Ekonomike e Kosovës fton të gjitha kompanitë e interesuara për dërgimin e ofertave për printimin dhe montimin e materialeve për Panairin Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtëritshme “Agri-Renew 2024”, i cili do të mbahet më 21-23 tetor 2024, në Prishtina Mall.
Kompania e përzgjedhur duhet të dorëzojë ofertën e saj zyrtare, e cila duhet të përmbajë çmimet për m2 dhe njësi, si dhe të gjitha dokumentet e kërkuara.
Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024, ora 12:00.
Për të gjitha detajet e nevojshme dhe informata më të hollësishme, ju lutemi klikoni këtu.