FTESË PUBLIKE PËR OFERTIM
Oda Ekonomike e Kosovës shpall ftesën publike për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e shtandeve dhe realizimin e punimeve të tjera në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, i cili do të mbahet më 19-21 qershor 2025, në Prishtina Mall.
Kompania e përzgjedhur duhet të ketë përvojë në këtë fushë dhe të sigurojë personel profesional dhe të mjaftueshëm për realizimin e suksesshëm të projektit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më 22 prill 2025, ora 16:00.
Ofertat duhet të dërgohen në emailin: tradefairs@oek-kcc.org, duke shënuar në subjekt: “Ofertë për Ftesën Publike për ndërtimin e shtandeve”.
Kriteri kryesor për përzgjedhjen e kompanisë përfituese do të jetë çmimi më i volitshëm i ofertuar.
Për më shumë detaje rreth punimeve të kërkuara, ju lutemi referohuni dokumentacionit të bashkëngjitur në këtë ftesë, të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu.