Oda Ekonomike e Kosovës fton të gjitha kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat e tyre për shërbimet e nevojshme për LED Screen, zërim dhe binë për hapjen zyrtare dhe konferencat e Panairit Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtëritshme “Agri-Renew 2024”, i cili do të mbahet më 21-23 tetor 2024, në Prishtina Mall.
Kompanitë duhet të kenë përvojë relevante dhe të sigurojnë personel profesional për realizimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 12 tetor 2024, ora 23:59.
Ofertat duhet të dërgohen në emailin tradefairs@oek-kcc.org, me subjekt: “Ofertë për Ftesën Publike Nr. 247”.
Kriteri i përzgjedhjes është çmimi më i volitshëm.
Për të gjitha detajet dhe informacionet shtesë, ju lutemi referohuni dokumentit të bashkëngjitur, të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu.