Oda Ekonomike e Kosovës fton të gjitha kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat për furnizimin me karriga, tavolina, infodesk, dhe elemente të tjera të nevojshme për ekspozuesit dhe konferencat në kuadër të Panairit Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtëritshme “Agri-Renew 2024”, i cili do të mbahet më 21-23 tetor 2024, në Prishtina Mall.
Të gjitha ofertat duhet të dërgohen në emailin tradefairs@oek-kcc.org, me subjekt: “Ofertë për Ftesën Publike Nr. 248”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më 12 tetor 2024, ora 23:59.
Kriteri i përzgjedhjes është çmimi më i volitshëm.
Për më shumë detaje dhe informacione rreth shërbimeve të kërkuara, ju lutemi referohuni dokumentit të plotë të bashkëngjitur duke klikuar këtu.