Oda Ekonomike e Kosovës shpall ftesën publike për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e shtandeve me konstruksione alumini në Panairin Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtëritshme “Agri-Renew 2024”, i cili do të mbahet më 21-23 tetor 2024, në Prishtina Mall.
Kompania e përzgjedhur duhet të ketë përvojë në këtë fushë dhe të sigurojë personel profesional për realizimin e suksesshëm të projektit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më 12 tetor 2024, ora 23:59.
Ofertat duhet të dërgohen në emailin: tradefairs@oek-kcc.org, duke shënuar në subjekt: “Ofertë për Ftesën Publike Nr. 246”.
Kriteri kryesor për përzgjedhjen e kompanisë përfituese do të jetë çmimi më i volitshëm i ofertuar.
Vlera e parashikuar: 19,999.00 €
Për më shumë detaje rreth specifikimeve teknike dhe vizualizimeve të shtandeve dhe portës hyrëse, ju lutemi referohuni dokumentacionit të bashkëngjitur në këtë ftesë, të cilin mund ta gjeni duke klikuar këtu.